Gazetari dhe analisti Agim Baçi ka komentuar sot vendimin e PS-së, e cila refuzoi kërkesën e SPAK, duke mos i dhënë autorizimin për arrestimin e Belinda Ballukut.

I ftuar në News24, Baçi tha se sot kryeministri Edi Rama me fjalimin e tij tregoi se e lëshoi Ballukun te SPAK-ut.

“Rama bën shpërthime të kontrolluara. Sot Rama e ka lëshuar Belinda Ballukun! Mbrojtje politike i bëri qeverisë së vetë, por jo zonjës Balluku. Ai kishte në mendje dhe të vetën, ku tha se; Balluku ka marrë fitore në Fier për shkak të pushtetit. Pas të enjtes që mund të jetë rezultati kundër, mendoj se do të ketë një kërkesë tjetër nga SPAK, ku nuk do të mbrohet dot më Balluku. Rama ia la SPAK-ut Ballukun. Mendoj se procesi sapo ka nisur. Zoti Rama kështu ka bërë kur ka mbrojtur Tahirin, Beqajn, apo dhe Ahmetajn. Duhet të kemi një standard sa i takon drejtësisë. Vendimet e japin gjykata nëse ka apo jo faj Balluku. Ti merr rolin e gjykatës nëse e komenton. Kushdo që pa atë fjalim, mendoj se zoti Rama nuk e mbrojti fare Ballukun!”, pohoi ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: