Grupi i G7 mbajti këtë të hënë një takim urgjent për të diskutuar rritjen e çmimeve të naftës.
Pavarësisht raportimeve të mediave ndërkombëtare për mundësinë e marrjes së një vendimi për lirimin e Rezervave Strategjike të naftës, diçka e tillë nuk ndodhi në këtë mbledhje sipas deklaratës së lëshuar nga G7.
Ministrat e Energjitikës së vendeve anëtare të G7 pritet të mbajnë një tjetër takim këtë të martë.
Përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme ka bërë që nafta të regjistrojë çmime rekord duke tejkaluar 100 dollarë për fuci. Ky çmim rezulton të jetë më I larti I regjistruar në katër vitet e fundit ndërsa hera e parë që kaloi këtë shifër ishte në kohën e pushtimit të Ukrainës nga Rusia në vitin 2022.
Presidenti Amerikan Donald Trump reagoi pasi cmimi i naftës kaloi mbi 100 dollare për fuqi në hapjen e bursave këtë të hënë duke shkruar në Truth Social se një rritje në “çmimet afatshkurtra të naftës” ishte një “çmim shumë i vogël për t’u paguar” për shkatërrimin e kërcënimit bërthamor të Iranit.
