Charles Melton dhe Camille Summers‑Valli tani janë bërë një familje me tre anëtarë.

Ylli i serialit “Riverdale” njoftoi lindjen e foshnjës së tyre me disa foto emocionale. “Familja jonë,” shkroi Melton në përshkrimin e albumit. Ai nuk ka dhënë detaje të mëtejshme për lindjen e bebes. Njëkohësisht emri dhe gjinia e saj nuk janë bërë të ditura.

Njoftimi vjen dy muaj pasi Camille Summers-Valli bëri të ditur se ishte shtatzënë në një postim në Instagram më 2 janar, të cilin e shoqëroi me përshkrimin: “Po krijojmë një familje të vogël.”

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: