Mbyllet pas vetëm 1 orë e 26 minutash seanca plenare në Kuvend.

Seanca nisi me prezantimet e raporteve të dala nga Këshilli i Mandateve, nga PS dhe PS, raporte të prezantuara nga Oerd Bylykbashi dhe Ulsi Manja.

Më pas, raportet u hodhën për votim dhe me 82 vota pro, u votua kundër heqjes së imunitetit për deputeten Balluku. Ky është edhe momenti kur demokratët u ngritën në këmbë në formë revolte, bllokuan foltoren dhe krijuan kakofoni duke u rënë tavolinave.

Ndërkohë Pas pak minutash kreu i Kuvendit Niko Peleshi ka mbyllur seancën, ku deputetët demokratë u janë bashkuar protestuesve ndërsa socialistët kanë dalë nga godina nga një dalje dytësore.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb