Tankeri rus “Arctic Metagaz” , i cili transporton gaz natyror të lëngshëm po lundron në Mesdhe.
Sipas France24, anija 277 metra e gjatë po shkon drejt Maltës, duke u lundruar nga rrymat e detit dhe ndodhet pranë ishullit italian të Linozës.
Tankeri u dëmtua rëndë më 4 mars pas një shpërthimi në brigjet e Libisë. Ndërsa Rusia akuzoi Ukrainën për një sulm me dronë ndaj anijes.
Autoritetet italiane dhe malteze po monitorojnë rrjedhën e anijes së dëmtuar, pasi ajo mund të përbëjë një kërcënim për anijet e tjera dhe mjedisin.
Anija “Arctic Metagaz”, e cila transporton 62,000 ton LNG, ishte sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian si pjesë e ‘flotës në hije’ të Moskës.
A damaged Russian LNG tanker is drifting in the Mediterranean Sea
The damaged tanker Arctic Metagaz, which was carrying liquefied gas, is drifting in the Mediterranean and may approach Malta. The 277-meter vessel is currently near the Italian island of Linosa and is moving… pic.twitter.com/IIh4PVb9CN
— Visegrád 24 (@visegrad24) March 16, 2026
