Izraeli ka ndërmarrë një sulm ajror gjatë natës në territorin iranian, gjatë të cilit vrau kreun e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Ali Larijani. Lajmi u konfirmua nga Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz.

Në një deklaratë, Katz thotë se sapo u informua për vdekjen e zyrtarit të lartë iranian të sigurisë pas sulmeve izraelite gjatë natës.

Ndërkohë, një tjetër operacion ajror izraelit në Iran ka pasur në shënjestër drejtues të lartë të Palestinian Islamic Jihad, përfshirë liderin Akram al-Ajouri, sipas burimeve të Ministrisë së Mbrojtjes.

Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura izraelite, Eyal Zamir, deklaroi se gjatë natës janë kryer “sulme të rëndësishme” që mund të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin e operacioneve ushtarake. Ai theksoi se këto goditje vijnë pas një serie sulmesh të fundit në Iran, që kanë pasur në shënjestër elementë të lidhur me skenën palestineze. Sipas tij, disa operativë të lartë të përfshirë në aktivitete terroriste nga Gaza dhe Bregu Perëndimor ishin strehuar në një objekt në Teheran në momentin e sulmit.

Zhvillimet e fundit sinjalizojnë një përshkallëzim të ndjeshëm të tensioneve në rajon, ndërsa situata mbetet e paqartë dhe në evoluim.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: