Marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit ka vijuar drejt godinës së Kuvendit të Shqipërisë, ku turma është ndalur për të përshkallëzuar reagimin e saj ndaj klasës politike në vend.
Teksa përskalonin pranë selisë së Kuvendit, qytetarët kanë brohoritur njëzëri “Parlament i krimit!”, duke drejtuar akuza të drejtpërdrejta ndaj ligjvënësve.
Revoltës së turmës i është bashkuar edhe thirrja “140 deputetë, që të gjithë analfabetë!”, përmes së cilës protestuesit shprehën pakënaqësinë e thellë ndaj përfaqësimit dhe vendimmarrjes politike në Shqipëri.
