Gjykata e Posaçme ka vendosur të kalojë për gjykim shtatë të pandehurit e dosjes së njohur si “Revanshi”, duke hapur rrugën për shqyrtimin në themel të çështjes. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Në bankën e të akuzuarve do të ulen Durim Bami, Aldo Avdyli, Jozi Kraja, Altin Morina, Marklen Haka, Enerigert Mitri dhe Edson Jozwik.

Vendimi i gjykatës shënon përfundimin e fazës paraprake dhe kalimin e çështjes në proces gjyqësor, ku do të shqyrtohen provat dhe akuzat ndaj të pandehurve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: