Vazhdon të mbahet protesta e 102-të qytetare kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Sapo janë mbyllur fjalimet para Kryeministrisë. Aktivistët kanë bërë thirrje, që të pastrohen fillimisht mbeturinat. Me ironi, u tha se mbeturinat duhet të mblidhen, se ndryshe do shkojnë drejt inceneratorit fantazmë.

Pas kësaj, u bë thirrje që protestuesit të drejtohen drejt Sheshit Skënderbej, aty ku dhe nisi protesta.

Herë pas here, në bulevard dëgjohen thirrjet “Rama jep dorëheqjen”, “Poshtë komunizmi”, “Poshtë patronazhistët” etj.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: