Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi nga Brukseli ka ngritur shqetësimin mbi rrugëtimin e Shqipërisë në BE ndërsa pohon se ; Qeveria e Ramës ngeli në klasë në testin kritik “Balluku”’.

Përmes një reagimi, Këlliçi thekson se Shqipëria prin mes çdo vendi anëtar përsa i përket problemeve me zgjedhjet e lira e të ndershme, që sipas tij janë fasadë.

REAGIMI I KËLLIÇIT
Në Bruksel, në shtëpinë tonë politike, selinë qëndrore të EPP (Partisë Popullore Europiane), sëbashku me kolegë të ndryshëm nga Europa, duke ndarë përvojat dhe problematikat tona zgjedhore.
Shqipëria prin mes çdo vendi anëtar përsa i përket problemeve me zgjedhjet e lira e të ndershme, pasi tashmë prej 1 dekade organizon “procese votimi” dhe qershia mbi tortë mbetet farsa elektorale e zhvilluar më 11 Maj të 2025.
Shkëmbimi i eksperiencave na forcon si ekip dhe bashkëpunimi ndërkombëtar mbetet çelësi për të përballuar sfidat e përbashkëta dhe për të avancuar drejt një Europe më të fortë dhe më të bashkuar🇪🇺
PS: Sa për Edi Ramën dhe bandën e tij në qeveri, tashmë çdo shqiptar apo ndërkombëtar është i qartë se më shumë vlerë ka mbrojtja e të korruptuarve dhe krimit të organizuar, sesa rrugëtimi Europian i Shqipërisë.
Qeveria e Ramës ngeli në klasë në testin kritik “Balluku”!

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb