Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë kanë finalizuar një fazë tjetër të operacionit “Catch”, duke ndaluar tre shtetas të shpallur në kërkim, të cilët akuzohen për krime në fushën e narkotikëve dhe vjedhje me pasoja të rënda.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, kapën shtetasin N. H., 41 vjeç, i dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.
Në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas u ndalua J. Ç., 38 vjeç, i dënuar gjithashtu me 3 vjet e 4 muaj burgim për të njëjtën vepër, nga i cili i kanë mbetur për të vuajtur 2 vjet.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kapën B. M., 43 vjeç, për të cilin Prokuroria ka nxjerrë urdhër ndalimi për “Vjedhje me pasoja të rënda”.
Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme, ndërsa policia bën me dije se kontrollet dhe puna operative për kapjen e personave në kërkim do të vijojnë.
