Në fazën ku gabimet nuk falen më, Botërori hyn në momentin e saj më spektakolar. Përballje si Spanjë-Portugali dhe Brazil-Norvegji premtojnë emocione, intensitet dhe futboll të nivelit më të lartë, teksa skuadrat e mëdha tashmë duan të tregojnë veten. I ftuar në Botërori Amerikan, “ikona” Ledio Pano tha:

Ledio, po vijnë ndeshjet “big”, Spanjë-Portugali, Brazil-Norvegji etj. Presim futboll total tani, nuk ka më me “laps e letër”, janë të gjithë “all-in”.

Ndryshe nga matematika e grupeve, tani me një ndeshje kalon në turin tjetër. Nuk ka vend për llogari, ka vend për dhënie maksimumi dhe marrje rezultati. Spanja dhe Zvicra bënë detyrën.

Më vjen keq për Kroacinë, bënë një ndeshje të mirë, një nga më të mirat. Më pëlqeu si ndeshje, të them të drejtën. Është një nga ndeshjet më të mira të kampionatit”- tha ai.

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb