Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi, Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut Jorida Tabaku dhe deputeti Klevis Balliu, po zhvillojnë një vizitë zyrtare në Bundestag, ku janë takuar me deputetin Olav Gutting.

REAGIMI I BARDHIT:

Takim me deputetin Olav Gutting, pjesë e grupit CDU/CSU në Bundestag dhe një nga zërat që kontribuojnë në diskutimet për ekonominë dhe zgjerimin europian.

Diskutuam për ecurinë e Shqipërisë drejt BE-së dhe faktorët që po bllokojnë progresin e saj: korrupsioni dhe mungesa e standardeve demokratike në zgjedhje dhe qeverisje.

Gjermania mbështet integrimin e Shqipërisë, por vendi ynë duhet të bëjë përparim të matshëm në shtetin ligjor, luftën kundër korrupsionit dhe garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Shqipëria ka potencialin të jetë aset për Europën dhe Partia Demokratike është gati të udhëheqë procesin që e kthen këtë potencial në realitet.

Gjithashtu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të CDU-së ndaj Partisë Demokratike, duke e cilësuar këtë bashkëpunim si një element të rëndësishëm në forcimin e perspektivës europiane të Shqipërisë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: