Nën kujdesin e zëvendës presidentit të “Hysenbelliu Group”, z. Fatmir Hysenbelliu, sonte u shtrua një iftar për gazetarët e mediave të grupit.
Kolegët këmbyen urimet që ky muaj i shenjtë të sjellë paqe, shëndet dhe begati për të gjithë, dhe që ditë të tilla të shenjta, siç janë ditët e Ramazanit të mbyllen me dashuri, bekime me besim e shpresë për ditë më të mira.
