Tritan Shehu, deputet i Partisë Demokratike kujtoi 22 marsin historik të 1992-it, datë në të cilën u mbajtën zgjedhjet pluraliste në vend, ku fitoi kjo forcë politike.
Në një interviste për emisionin ‘Kjo Javë’ në News24, të moderatores dhe gazetares Nisida Tufa, Shehu u rikthye pas në kohë, ndërsa kujtoi lëvizjet dhe reagimin qytetar, që çoi në thyerjen e diktaturës.
“22 marsi, është një nga ngjarjet madhore të kombit shqiptar. Shqipëria për herë të parë në histori, hyri në zhvillim e madh demokratik. Hyri pas një disa ngjarjeve historike, ku pasi ra pre e kthetrave të egra të regjimit komunist, dhe u ndodh përballë ndryshimeve të mëdha të Europës. Shqipëria ishte një vend ultra diktatorial, megjithatë po piqej një mendim ndryshe që u dha zemër njerëzve.”, tha ai.
Mes të tjerash Shehu kujtoi se si u fut në listën e deputetëve të PD-së dhe këmbënguljen e Berishës. Shehu tha se Berisha nuk ka qenë kurrë mjek i Enver Hoxhës, ndërsa vlerësoi rolin e tij për themelimin e PD-së.
“Berisha më kërkoi të isha në listën e deputetëve. Unë i thash; nuk ka gjë, mos më vër në listë, se dua të jem në spital. Por e refuzoi kërkesën time. Me të njihesha me të që në spital. Për Tiranën kishte shumë kërkesa. Dhe unë u vendosa deputet në Lushnjë. Dhe në 91 ne kishim programin. Në Shqipëri regjimi ishte më shumë antidemorkatik se në vendet e tjera, ndaj vështirësitë ishin më të mëdha. Ishte një votë për të rrëzuar sistemin, dhe PD synonte që të ndërtonte sistemin demokratik. Edhe elita e asaj kohe, nuk ishin politikanë pasi erdhëm nga mjekësia, sporti, ekonomia, arti. Aleksandër Meksi nuk ka qenë kurrë kryeministri në hije. Berisha nuk ndërhynte. Ne kemi kërkuar që në 90 që Shqipëria të ishte anëtare e NATO-s. Berisha kishte vizion të jashtëzakonshëm, edhe në fushën ekonomike. Lexonte dhe konsultohej me partnerët ndërkombëtar. Berisha nuk ka qenë kurrë mjek i Enver Hoxhës, ishte tjetër grup ai. Një grup i shkëlqyer. Mjeku është mjek, por Berisha nuk ka qenë kurrë mjek i tij. Kam pasur dhe momente kur me Berishën kemi pasur mendime të ndryshme. Unë e konsideroj liderin absolut të PD, themeluesin e saj, njeri me kulturë të jashtëzakonshme, njeri i ditur. Njeri që merr vendime, që pranon debatin, diskutimin. Do të përmend 4 figura në PD me rëndësi; Berisha, Aleksandër Meksi, Pjetër Arbnori, Ali Spahia dhe unë si kryetar i partisë, sekretar e ministri i Jashtëm. Berisha nuk mbyllte asnjëherë debatin, ka qenë gjë e tija që spikaste. Ka dhe shumë kolegë të tjerë, ministra të shkëlqyer.”, pohoi ai.
Ndërkohë, sipas Shehut, një nga gabimet e PD në pushtet ishin skemat piramidale, ndërsa ai askush nuk e konceptoi, madje as institucionet ndërkombëtare, si rrezik.
“Piramidat ishin një nga disfatat. Keqkuptimi i ekonomisë së tregut. Edhe me elemente jo formale. Nuk arritëm që ta konceptonim. Edhe ministrat tanë të asaj kohe se kuptonin. Edhe institucionet ndërkombëtare nuk e perceptuan dot. Ishte gabimi më i madh, kështu ishte. Edhe Berisha dhe Meksi e pranuan. Ishte një gjë që erdhi se ne nuk ishim përgatitur. Unë nuk jam marrë me ekonominë, por me patinë dhe shëndetësinë. Skam thënë që kam njohur për ekonominë. Ajo erdhi nga mosperceptimi i një zhvillimi të rrezikshëm për Shqipërinë, u perceptua si zhvillim për ekonominë e tregut. Po bëheshim gati që ta dominonim. Por plasën në mënyrë artificiale ato që plasë, të nxitura, që krijuan dëme të mëdha për Shqipërinë në ato vite. Për mua vendimi i parë që u mor, i drejtë, ishte dhënia në privatësi me çmime simbolike, shqiptarëve, shtëpitë e tyre. Shqiptarët as pula nuk kishin, ishin zhveshur nga prona private. Ai që nuk ka diçka të tijën kthehet në bujkrob. U hap një treg lëvizës për Shqipërinë. Ky ishte vendim i drejtë. Në sistemin shëndetësor kam bërë kryer të privatizimit të plotë të farmaceutikës dhe të stomatologjisë. Nuk arrita dot të bëja privatizimin e plot të sistemit parësor. Shqipëria e 91-it ishte e varfër. Kampet e përqendrimit kishin ngelur si hije tmerri, por kishte entuziazëm, një popull që aspironte dhe e kishte të qartë vizionin e tij.”, tha ai.
