Autoritetet e Bjellorusisë liruan sot 250 të burgosur si pjesë e një marrëveshjeje me SHBA-në, ndërsa Uashingtoni nga ana tjetër lehtësoi sanksionet kundër sektorit financiar dhe të kaliumit të vendit, njoftoi Ambasada e SHBA-së në Lituani.

Ambasada e SHBA-së në Vilnius specifikoi, raportoi Reuters, se 235 të burgosur u liruan në Bjellorusi, ndërsa 15 persona u transferuan në Lituani.

Në të njëjtën kohë, Uashingtoni ra dakord për lehtësimin e sanksioneve ndaj sektorit financiar bjellorus, përfshirë Belinvestbank, si dhe për heqjen e sanksioneve të mbetura të SHBA-së ndaj disa kompanive.

Zyra e Presidentit të Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, njoftoi se ka falur 250 persona të dënuar, kryesisht për arsye humanitare, raportojnë mediat e huaja.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb