Tensionet në Lindjen e Mesme vijojnë të përshkallëzohen, pasi Irani ka lëshuar raketa drejt Izraelit, sipas një njoftimi të fundit nga Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF).

Autoritetet ushtarake izraelite bëjnë me dije se sistemet e mbrojtjes ajrore janë aktivizuar dhe po interceptojnë sulmet në ajër, në përpjekje për të minimizuar dëmet dhe viktimat.

Më herët, raportimet treguan për shpërthime në disa zona të Teheran, duke sinjalizuar një përshkallëzim të ndërsjellë të sulmeve mes palëve.

Ndërkohë, ushtria izraelite ka paralajmëruar për disa javë të tjera luftimesh kundër Iranit dhe Hezbollahut.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb