Gazetari Almer Toska, i ftuar në studion e News24, komentoi situatën e ish-presidentit Ilir Meta, i cili ndodhet në paraburgim prej kohësh.

Toska tha se nuk ka asnjë fakt që lidh Metën me akuzat e ngritura ndaj tij.

“Besoj se shumë shpejt Ilir Meta do lirohet nga burgu, nuk ka asnjë provë që ai është përfshirë në akuzën. Nuk është përfshirë. Metën e donin në burg sepse ishte një kalë beteje politik që mund të prishte pazarin e vjetër dhe rezultatin që mori Edi Rama në zgjedhje. Ata e morën dhe e paketuan ish-presidentin, duke e mbajtur padrejtësisht në burg,” tha Toska.

Gazetari shtoi se burimet e tij konfirmojnë se lirimi i Metës është i afërt, pasi nuk ekzistojnë prova për korrupsion. Ai gjithashtu theksoi rolin e Endrit Braimllarit, i cili ishte sekretar i përgjithshëm i Partisë së Lirisë dhe sipas Toskës ka pasur ndikim në ngritjen e akuzës ndaj Metës, ndërkohë që sot është me PS-në.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb