Pas disa orësh marshimi dhe bllokimi të akseve kryesore në rrugët e kryeqytetit, protestuesit janë rikthyer sërish përpara godinës së Kryeministrisë për të përmbyllur ditën e 73-të të qëndresës qytetare kundër kabinetit të kryeministrit Edi Rama.

I gjithë bulevardi “Dëshmorët e Kombit” ka oshtirë nga koret e qytetarëve dhe përfaqësuesve të diasporës, të cilët kanë risjellë në vëmendje kërkesën e tyre kryesore.

Me thirrjet e fuqishme “Rama jep dorëheqjen!” dhe “Ju erdhi fundi!”, protestuesit e mbledhur u shprehën të vendosur për të mos hequr dorë nga aksioni i tyre.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb