Deklarata e Marta Kos mbi korrupsionin në Shqipëri ka nxitur debat në studion e News24, ku nuk kanë munguar edhe ‘përplasjet’ mes të ftuarve.
Duke komentuar deklaratën e Kos, e cila u shpreh se korrupsioni tolerohet edhe nga vetë shoqëria, gazetarit Poli Hoxha iu duk se qëndrimi i përfaqësueses së Partisë Demokratike, Eda Grimçi, devijonte nga linja zyrtare e opozitës. “Këtu po dilni kundër linjës së PD,” i tha Hoxha gjatë debatit.
Grimçi, nga ana e saj, nuk u tërhoq nga qëndrimi, duke u përgjigjur shkurt: “S’ka problem, e mbaj presionin.”.Ajo pranoi pjesërisht deklaratën e Kos, duke theksuar se në Shqipëri mungon reagimi qytetar ndaj korrupsionit.
Megjithatë, ajo shtoi se përgjegjësia kryesore mbetet tek qeveria.
Eda Grimçi: Marta Kos tha; jeni ju që e lejoni të bëhet korrupsioni. Jeni ju si popull, që e keni kthyer në normalitet. Fakti që shqiptarët nuk ngrihen të kundërshtojnë. Ato protestat e PD i thërrisni si protesta partiake. Unë dola në protestën e qytetarëve, nuk kishte një shesh. Prita që të vinte PD që të bënim foltoren. Ku ishin këta qytetarë?! Një vend që nuk çohet dhe për këtë, është vend që e ka pranuar dhe dëshiron korrupsionin. Këtu Marta Kos ka shumë të drejtë.
Poli Hoxha: Këtu po dilni kundër linjës së PD.
Eda Grimçi: S’ka problem, e mbaj presionin. Ajo ia hodhi fajin popullit shqiptar. Po kush e bën korrupsionin? E bën opozita? E bën qeveria.
