Organizata Human Rights Ëatch ( HRË) i ka bërë thirrje qeverisë së Presidentit të El Salvadorit, Nayib Bukele, që t’i japë fund gjendjes së jashtëzakonshme katërvjeçare të vendosur për të luftuar bandat, e cila ka çuar në rreth 91,000 arrestime pa urdhër-arreste dhe ka tërhequr kritika të gjera për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut.

Katër vite gjendje e jashtëzakonshme

Presidenti Nayib Bukele vendosi gjendjen e jashtëzakonshme më 27 mars 2022, e cila lejoi arrestimin e mijëra njerëzve pa urdhër gjykate.

Sipas HRË, masa rezultoi në shkelje të përhapura të të drejtave të njeriut. Organizata theksoi në një postim në platformën X se autoritetet në El Salvador “duhet t’i japin fund gjendjes së jashtëzakonshme dhe të garantojnë mbikëqyrjen gjyqësore dhe gjykime të drejta”.

Siç u tha, që nga fillimi i masës, autoritetet kanë arrestuar më shumë se 91,000 njerëz, përfshirë fëmijë, shpesh pa prova të mjaftueshme.

Raportet për vdekjet e të burgosurve
Të premten, organizata joqeveritare Socorro Jurídico Humanitario (SJH) raportoi se më shumë se 500 njerëz kanë vdekur në burgjet e El Salvadorit gjatë katër viteve të “luftës” kundër bandave.

Organizatat e të drejtave të njeriut thonë se gjendja e zgjatur e jashtëzakonshme po kufizon të drejtat themelore dhe po ngre pyetje serioze në lidhje me ligjshmërinë e arrestimeve.

Një ditë para raportit të SJH, parlamenti i El Salvadorit, i dominuar nga partia presidenciale, miratoi futjen e dënimit me burgim të përjetshëm për të miturit që etiketohen si “vrasës, përdhunues dhe terroristë”, një masë që Presidenti Bukele e kishte kërkuar.

Më herët këtë muaj, u miratua një rishikim i neneve në Kushtetutë që tani lejon burgim të përjetshëm për këto krime. Deri vonë, dënimi më i rëndë i parashikuar në El Salvador ishte burgimi deri në 60 vjet.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb