Gjykata Kushtetuese ka refuzuar kërkesën e parashtruar nga kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu dhe nëntë deputetë të tjerë, për vlerësimin e kushtetutshmërisë së procedurës për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës.

Në komunikatën e dërguar për media, bëhet e ditur se vendimi KO68/26 hedh poshtë kërkesën e bërë.

Gjk
Gjk

“Gjykata, njëzëri, vendosi: TË HEDHË POSHTË kërkesën e parashtruesve të kërkesës; TË REFUZOJË kërkesën për vendosjen e masës së përkohshme”, thuhet në komunikatën e dërguar për media.

Haxhiu dhe nëntë deputetët e VV-së iu drejtuan Gjykatës Kushtetuese, pasi deputetët e opozitës nuk morën pjesë në seancën e jashtëzakonshme. Sipas kësaj kërkese, ata kërkuan vlerësimin e kushtetutshmërisë nëse këta deputetë me mos pjesëmarrjen e tyre kishin shkelur Kushtetutën dhe kanë qenë në kundërshtim me detyrat dhe përgjegjësitë e tyre.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb