Një avion i kompanisë Delta Air Lines u detyrua të kryente një ulje emergjente në Brazil, pasi një defekt në motor u shfaq menjëherë pas ngritjes, duke shkaktuar edhe flakë.
Fluturimi DL104, me destinacion Atlantën, hasi një problem mekanik në motorin e majtë teksa po ngrihej nga Aeroporti Ndërkombëtar Guarulhos në São Paulo. Pamjet që qarkulluan në rrjetet sociale tregojnë shkëndija që dalin nën krahun e avionit në momentin e ngritjes, duke shkaktuar panik dhe shqetësim te pasagjerët.
Sipas kompanisë ajrore, incidenti u shkaktua nga një “problem mekanik”. Avioni, një Airbus A330-300, arriti të ulej në mënyrë të sigurt, ndërsa ekipet e emergjencës ARFF (Shpëtimit dhe Zjarrfikjes së Avionëve) ndërhynë menjëherë në pistë.
Pas uljes, të gjithë pasagjerët u transportuan me autobusë drejt terminalit të aeroportit. “Siguria e pasagjerëve dhe ekuipazhit është përparësia jonë më e lartë. U kërkojmë ndjesë klientëve tanë për vonesën në udhëtimin e tyre,” deklaroi kompania. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar mes pasagjerëve apo anëtarëve të ekuipazhit.
🚨 DRAMATIC FOOTAGE: A passenger aboard Delta flight DL104 captured video of the aircraft’s left engine failing and catching fire shortly after takeoff from São Paulo Airport. The flight, which was en route to Atlanta, was forced to turn back and landed safely at GRU.
🎥:… pic.twitter.com/9r09VKxIhg
— Breaking911 (@Breaking911) March 30, 2026
