Enea Karakaçi, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, pa përfundimit të mbledhjes së qeverisë ka bërë një prezantim të vendimeve të marra sot.

I pyetur nga gazetari i Neës24 Ergys Gjençaj në lidhje me mundësinë e heqjes së taksës së qarkullit në mënyrë që të ndihmohen qytetarët me ulje të çmimit të karburanteve në një kohë që kjo është kthyer në problem pas nisjes së konfliktit në Lindjen e Mesme, ministri tha se një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë.

“Çdo shtet sot e ka taksën e qarkullimit, por është në varësi të shteteve përkatëse. K a shtete që e mbajnë në taksën vjetore të mjeteve, ka vende si Shqipëria që vjelja e taksës së qarkullimit me çdo litër naftë, është menduar kështu sepse pasguan më shumë kushdo që përdor më shumë karburant.

Masa e marra deri tani janë krijimi i një Bordi Transparence për qytetarët, që nuk ka marrë ndonjëherë masa në dëm të qytetarëve
Implikimet fiskale nuk duhen prekur sidomos në kohë krize. Ministrja e Ekonomisë ka referuar planin e qeverisë për uljen e akcizës në rast rritje çmimi”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb