Mbante armë zjarri, armë gjahu dhe municion luftarak pa leje në magazinë, arrestohet një 66-vjeçar në Berat. Pas hekurave ra shtetasi me inicialet B.T.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Berat goditën një rast të mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak.
Si rezultat i veprimeve, u arrestua në flagrancë shtetasi B. T., 66 vjeç, banues në fshatin Galinë, Berat, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në magazinën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri (pushkë), 1 armë gjuetie (çifte), si dhe municion luftarak, të cilat ky shtetas i posedonte pa leje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”, sqaron policia.
