Policisë në Vlorë ka vënë në pranga dy persona të shpallur në kërkim për veprime penale të ndryshme. Nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, u organizua lokalizimi dhe kapja e shtetasit me inicialet M. A., 25 vjeç, banues në Vlorë.
Ai dyshohet se më 8 shkurt 2026, në Lungomare, i ka vjedhur me forcë dy shtetaseve kazake një celular, një byzylyk floriri dhe 2,700 euro. Më 4 mars 2026, në lagjen “10 Korriku”, ka vjedhur me forcë një shtetase kazake, duke i marrë varësen e floririt, celularin dhe 4,000 dollarë.
Ndërkohë, specialistët e Stacioni i Policisë Selenicë kapën dhe ndaluan shtetasin me inicialet K. D., 34 vjeç, banues në Vlorë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Vlorës e kishte dënuar me 3 vite, 3 muaj e 28 ditë burgim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. Materialet procedurale janë referuar Prokuroria e Vlorës për veprime të mëtejshme.
