Drejtuesja politike e PS për Tiranë, Ogerta Manastirliu, gjatë një takimi në asamblenë e Partisë Socialiste për njësinë nr. 3 në Tiranë, vlerësoi rezultatet e arritura në zgjedhjet e 11 majit, duke e cilësuar këtë njësi si një model suksesi për organizimin dhe punën në terren.

Ajo theksoi se njësia 3 arriti një rezultat më të mirë krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021, me një rritje prej 1.5% të votave, çka sipas saj është fryt i punës së ekipit dhe angazhimit të strukturave.

“Dua tju falënderoj për rezultatin më të mirë në Tiranë në zgjedhjet e 11 majit. Doli me një rezultat të krahasuar me 2021, 1.5% vota më shumë.

Falës punës së kryer është modeli përfaqësues të asaj se cfarë mund të bëjë një ekip që punon fort/ ju jeni modeli përfaqësues përsa i përket hapjes së partisë”, tha Manastirliu.

Manastirliu nënvizoi se kjo njësi përfaqëson një model të hapjes së partisë dhe bashkëpunimit, duke shtuar se figura të reja do t’i bashkohen strukturave për të forcuar më tej organizimin dhe komunikimin me qytetarët.

Sipas saj, Iris Luarasi do të drejtojë një bllok në këtë njësi, ndërsa Klotilda Ferhati dhe drejtues politikë nga qarqe të ndryshme do të angazhohen në Tiranë për të fuqizuar strukturat e Partisë Socialiste.

Gjithashtu, Manastirliu bëri të ditur se edhe Ervin Demo, ministër i Pushtetit Vendor, do t’i bashkohet njësisë nr. 3, në funksion të rritjes së bashkëpunimit dhe intensifikimit të komunikimit me qytetarët.

Ogerta Manastirliu: Në asamblenë e PS për njësinë nr.3 në Tiranë dua tju falënderoj për rezultatin më të mirë në Tiranë në zgjedhjet e 11 majit. Doli me një rezultat të krahasuar me 2021, 1.5% vota më shumë. Falës punës së kryer është modeli përfaqësues të asaj se cfarë mund të bëjë një ekip që punon fort/ ju jeni modeli përfaqësues përsa i përket hapjes së partisë.

Iris Luarasi do të drejtojë një bllok, Klotilda Ferhati dhe drejtues politikë të qarqve të ndryshme na bashkohen në Tiranë për të fuqizuar strukturat e PS, për më shumë komunikim intensiv me qytetarët, Ervin Demo ministri i pushteit tvendor do ti bashkohet njësisë 3.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb