Kryetari i PD, Sali Berisha, akuzoi Ramën se po kryen kontrabandë qeveritare me naftën që vjen nga Libia me anije.

Berisha tha se nuk zhduket nafta transit, por zhduken 350 mijë ton naftë kontrabandë.

“Dhe kontrabandën nuk mund ta bëjë njeri tjetër përveç qeverisë.
Nafta e tëra vjen me anije. Po ato vijnë, kapen dhe mbyllen se janë anijet e qeverisë.
Nafta, në qoftë se ti e taton 60 përqind të çmimit litrin, ti faktikisht bën një plaçkitje masive të shqiptarëve. Pra, dy janë faktorët kryesorë të këtij çmimi ndëshkues të litrit të naftës në Shqipëri.
Ngarkesa fiskale më e lartë në botë”, tha Berisha.

Sali Berisha: Tani do ta gjurmojmë naftën ne, thotë, se ajo nafta të rikujton ndonjëherë paranojakët e dikurshme.
Thoshte Enver Hoxha, ma thotë ajo mendja ime se në atë katror atje ka naftë.
Edhe ky thotë, ma thotë kjo mendja ime se nafta transit na zhduket.
Nuk zhduket nafta transit, por zhduken 350 mijë ton naftë kontrabandë. Dhe kontrabandën nuk mund ta bëjë njeri tjetër përveç qeverisë.
Nafta e tëra vjen me anije.
Dhe është vërtetuar se anijet e Libisë vijnë për qeverinë.

Është gjetur.
Po ato vijnë, kapen dhe mbyllen se janë anijet e qeverisë.
Nafta, në qoftë se ti e taton 60 përqind të çmimit litrin, ti faktikisht bën një plaçkitje masive të shqiptarëve.
Pra, dy janë faktorët kryesorë të këtij çmimi ndëshkues të litrit të naftës në Shqipëri.
Ngarkesa fiskale më e lartë në botë.
Nuk ka asnjë vend tjetër që të ketë ngarkesë fiskale më të lartë se Shqipëria.
Jo.
Dhe e dyta, nuk ka një vend tjetër që të ketë një kontrabandë më të madhe se Shqipëria.
Por kontrabanda, thashë edhe njëherë, është e tëra kontrabandë qeveritare.
Se gjemitë kontrabandë i sjell vetëm qeveria.
1.1 euro dora e shtetit merr për litër nafte nga qytetari.
0.7 u merr në Maqedoni, u merr në Kosovë, dhe çmimet aty janë minimumi 40 përqind më të lira.
Më e lirë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb