Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi sërish se nuk e përjashton mundësinë e dërgimit të trupave tokësore në Iran nëse nuk arrihet një marrëveshje me Teheranin.

I pyetur nëse po e refuzonte një opsion të tillë, Trump u përgjigj për gazetën amerikane “The Hill” se nuk po e refuzonte atë.

Edhe pse ai nënvizon se arritja e një marrëveshjeje do të ishte gjëja më e zgjuar.

“Njerëzit normalë do të bënin një marrëveshje. Njerëzit e zgjuar do të bënin një marrëveshje. Nëse do të ishin të zgjuar, do të bënin një marrëveshje”, tha Trump për The Hill.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara tha gjithashtu se asnjë objektiv infrastrukturor nuk përjashtohet nga sulmet e mundshme në rast të një mosmarrëveshjeje.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: