Të paktën tre persona, përfshirë një fëmijë, u vranë në një sulm rus në Odessa, në jug të Ukrainës, njoftoi sot Serhiy Lysak, kreu i komandës ushtarake të qytetit.

“Pas sulmit armik të nisur natën, për fat të keq ne vajtojmë tre të vdekur , përfshirë një fëmijë”, shkroi Lysak në një postim në rrjete. Gjithashtu ai shtoi se sulmi rus goditi ndërtesa apartamentesh, ndërsa dhjetë persona u plagosën , dy prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.

Odessa, një qytet port i madh ukrainas në Detin e Zi , nëpër të cilin kalojnë shumica e eksporteve të Ukrainës, është një objektiv i shpeshtë për Rusinë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: