Gjatë kontrolleve të kryera në një banesë në Mitrovicën e Jugut janë sekuestruar armë e drogë. Në pranga është vënë një person nga Policia e Kosovës.
Sipas policisë janë gjetur dhe sekuestruar, 1 armë e gjatë e modifikuar, 1 karikator, 25 fishekë, 1 granatë dore, 1 peshore ngjyrë e zezë, 1 gëzhojë dhe, 9 gramë substancë e dyshuar narkotike.
