Kuvendi i Kosovës, në seancën e sotme, ka miratuar katër marrëveshje ndërkombëtare.

Ligjvënësit i dhanë dritën e gjelbër marrëveshjes së kredisë për projektin e zhvillimit të sektorit financiar të Kosovës.

Deputetët miratuan edhe marrëveshjen tjetër të kredisë me Agjencinë Franceze për Zhvillim për Programin e Kredisë të Bazuar në Politika. Po ashtu u miratua edhe marrëveshja me KfW, Frankfurt am Main, për programin e kredisë të bazuar në politika në sektorin e energjisë dhe klimës për Kosovën. Krahas kësaj, u miratua edhe marrëveshja me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim për projektin “Lehtësimi i Tregtisë dhe Transportit në Ballkanin Perëndimor 2.0”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb