Kreu i PD, Sali Berisha e ka quajtur AKSHI-n si institucioni më fitimprurës për kryeministrin Edi Rama dhe familjen e tij.
Gjatë bashkëbisedimit me ndjekësit në rrjetet sociale, Berisha tha se “Armand Frangu i shiti shtetit kompjutera 10 herë më shtrenjtë se në Paris”. Kreu i PD foli edhe për pengmarrjen e ish-numrit 2 të AKSHI-t Daniel Shima dhe biznesmenit, Gerond Meçe.
“AKSHI është gropa më e zezë dhe institucioni më fitimiprurës për Ramën dhe familjen e tij. Armand Frangu i shet shtetit kompjutera të blerë 10 herë më shtrenjtë se në Paris dhe AI 75 mln euro kur Kina e ka bërë me 6 mln euro. Daniel Shima është ish zv/drejtori i përgjithshëm i AKSHi që u rrëmbye në mes të ditës, 6 ditë pas Gerond Meçes. U dërgua në bodrumet e Suel Çelës ku u keqtrajtua shtazërisht dhe iu bë e qartë të tërhiqej nga tenderat ose do t’i ikte koka. Rama dhe Proda bëri një deponim në polici që nuk e dërgoi në SPAK, por në Prokurorinë e Tiranës”, tha ai.
