Vrasja e Sibela Abedinit tronditi opinionin publik pak vite më parë. Së fundmi, tezja e 27-vjeçares ka akuzurar nënën dhe motrën e të resë si të përfshirë në ngjarje, gjë që është mohuar nga motra e Sibelës.

Tezja e 27-vjeçares në emisionin “Me Zemër të Hapur” të autores dhe moderatores Evis Ahmeti, u shpreh: Së shpejti do të vij në Shqipëri dhe ato doi ta shohin se çfarë deklaratash kam për të dhënë. Mos të them që Elona dhe Renata janë shkaktare për atë që i ndodhi Sibelës. Bela ma tha me gojën e saj se Elona ishte e dashura e Altin Çokut.
Belën nuk e kanë vrarë me dashje, gjithçka ka nndodhur në nerva e sipër. E dini që në momentet e fundit Bela ka marrë në telefon policinë dhe ka kërkuar ndihmë?
Ronaldo nuk ka lidhje me ngjarjen. Mendoj se Renata dhe Elona janë të përfshira.

Ndërkohë motra e Sibelës, Renata, ka mohuar akuzën.

“Elona ka thënë që un mami dhe vëllai kemi vrarë Sibelën, atëhere ne duhet të ishim pas hekurave. Ku e di ajo që e paskemi vrarë ne? Unë kam fëmijë vetë, Sibela ishte motra ime, si mund ta bënim.
Tezja, që as nuk meriton t’i them ashtu, kur del në rrjete sociale të thotë që motra nipi dhe mbesa ime vvranë Sibelën, duhet të ketë pak dhembsuri. Më parë me nënën time ajo nuk i ka pasur gjerat në rregull, dhe gjithçka mund ta ketë thënë nga inati. Por ne nuk jemi aq katilë sa t’ja bënim time motre këtë gjë.
Tezja i ka thënë Sibelës, hajde në Itali se të gjen tezja tjetër, e ndau nga burri që kishte. Ime motër është varrosur dhe ka ikur direct për në Itali tezja, pse nuk foli direkt në polici?”, tha ajo.

Nëna ime nuk e njeh fare Altin Çokun.As nuk e dimë nga ia gjeti numrin që I tha më duhet dikush të më ndihmojë me punët e shtëpisë sepse kam gruan sëmurë, sepse ai as nuk kishte pasur grua fare.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb