Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas rezultatit të zgjedhjeve parlamentare në Hungari, të cilat rrëzuan nga pushteti 16-vjeçar Viktor Orban.

Rama u shpreh përmes një reagimi në “X” se ka qenë kënaqësi puna me Orban dhe afrimi i Shqipërisë me Hungarinë gjatë kësaj periudhe.

Ai u shpreh se i uroi “mikut” Orban gjithë të mirat në “këtë kapitull të ri të jetës së tij”, ndërsa përgëzoi Peter Magyar për fitoren, të cilën e quajti mbresëlënëse.

Rama shtoi se i uron Magyar gjithë suksesin në përpjekjen e tij për një kapitull të ri dhe se pret të punojnë së bashku për të afruar më shumë Shqipërinë dhe Hungarinë.

Reagimi i plotë:

Ka qenë kënaqësi të punoj me Kryeministrin Orbán dhe të shoh Shqipërinë dhe Hungarinë teksa afrohen. I uroj mikut tim të mirë Viktor gjithë të mirat në këtë kapitull të ri të jetës së tij. Në të njëjtën kohë, e përgëzoj ngrohtësisht Peter Magyar për fitoren e tij vërtet mbresëlënëse. I uroj Kryeministrit të sapozgjedhur të Hungarisë gjithë suksesin në përpjekjen e tij të madhe për të hapur një kapitull të ri për vendin e tij dhe pres me padurim të punojmë së bashku për t’i afruar edhe më shumë dy vendet tona.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb