Lamine Yamal ka folur në konferencë për media para ndeshjes së kthimit ndaj Atlético Madrid, duke pranuar vështirësinë e kualifikimit, sidosmos pas humbjes 2-0 në takimin e parë.
Gjithsesi, sulmuesi katalanas i Barcelonës theksoi se skuadra beson te përmbysja dhe është e vendosur të japë maksimumin për të siguruar një biletë për në fazën tjetër.
“Po, duam të shmangim atë që ndodhi në Kupë, por jo vetëm për këtë arsye. Barcelona për vite me radhë duhet të kishte qenë në Ligën e Kampionëve”.
Ne kemi dëshirë të madhe për t’u kualifikuar. Ne jemi Barcelona dhe duam të kalojmë më tej. Besojmë se mund ta bëjmë dhe do të japim gjithçka për ta arritur.
Mendoj se duhet të luajmë siç dimë, me intensitet, por pa e humbur stilin tonë. Ky është çelësi. Nuk duhet ta shohim përmbysjen si një mrekulli”.
