Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani pritet të rikthehen në tryezën e negociatave në ditët në vijim në Islamabad, për një raund të ri bisedimesh mbi një marrëveshje të mundshme, raportoi Reuters.

Sipas katër burimeve të cituara nga agjencia, ekipet negociuese të dy vendeve do të takohen sërish në Islamabad, ku më herët është zhvilluar edhe raundi i parë i bisedimeve, i cili nuk dha rezultate konkrete.

Ndërkohë, sipas deklaratave të presidentit Donald Trump, afati për arritjen e një marrëveshjeje me Teheranin skadon brenda nëntë ditësh. Të hënën, Trump deklaroi se Irani kishte kërkuar kontakt dhe se kishte shprehur gatishmëri për të arritur një marrëveshje. Një zyrtar amerikan konfirmoi se komunikimet mes palëve po vijojnë dhe se po shënohet përparim në negociata.

Nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Olivia Wells, theksoi se qëndrimi amerikan mbetet i pandryshuar. “Irani nuk mund të ketë kurrë një armë bërthamore dhe ekipi negociator i Presidentit Trump ka qëndruar i palëkundur në këtë qëndrim”, u shpreh ajo, duke shtuar se bisedimet po vijojnë me synimin për arritjen e një marrëveshjeje.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: