Banorët e Shëngjinit kanë zbuluar një skelet njeriu sot pranë zonës brengdetare të “Ranës së Hedhun”.
Pas njoftimit nga qytetarët në vendngjarje shkuan efektivët e policisë si dhe mjekët ligjorë. Nga këqyrja paraprake e skeletit, dyshohet se ka mbi 20 vite që qëndron aty.
Ndërkohë vazhdojnë hetimet për zbulimin e të dhënave të tjera që mund të çojnë në identifikimin e njeriut, si dhe për zbardhjen e rrethanave.
(m.k/BalkanWeb)