Rusia po shqyrton mundësinë e vendosjes së armëve bërthamore në hapësirë, në një skenar që është cilësuar si një “Pearl Harbor hapësinor”.

Paralajmërimi vjen nga Stephen Whiting, shefi i Komandës Hapësinore Amerikane, i cili deklaroi se Kremlini mund të synojë krijimin e kaosit në orbitë duke çaktivizuar një pjesë të madhe të satelitëve.

Sipas tij, një sulm i tillë mund të dëmtojë deri në 80% të satelitëve që ndodhen aktualisht në hapësirë, duke shkaktuar pasoja të rënda në shkallë globale.

Një zhvillim i tillë do të kishte ndikim të drejtpërdrejtë në funksionimin e teknologjive moderne, duke përfshirë ndërprerjen e rrjeteve celulare, internetit dhe sistemeve të navigimit si GPS, të cilat varen nga infrastruktura satelitore.

Hf Acxfwcaaoh03
Hf Acxfwcaaoh03

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb