Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi ka komentuar protestën që do të mbahet sot në opozitë.
Në një komunikim me gazetaren Ola Bruko në programin e drekës në News24, Korreshi tha se pritshmëria për protestën e sotme është e madhe, ndërsa shtoi se nga Lushnja parashikohet që të nisen 100 mjete.
Ai tha se PD e ka të pamundur financiarisht që të mundësojë udhëtimet e demokratëve për në Tiranë, ndaj ata do të duhet të nxjerrin nga xhepi shpenzimet e tyre. Mes të tjerash demokrati theksoi se kriza ndihet shumë në Lushnjë, ndërsa pohoi se në atë qytet nuk ka spital dhe nuk ofrohen shërbime.
“Policia gjen arsye për të trembur protestuesit. Ata që e kanë ndarë mendjen për të ardhur në Tiranë, s’kanë frikë. Deri dje u konfirmuan, se është rritur dhe nafta, do të vinë me makina dhe autobusë. Njerëzit i frenon dhe çmimi i karburantit. PD nuk ka kapacitetet që të ofrojë transport. Sot ata që vinë në Tiranë, paguajnë vetë karburantin dhe vinë në protestë. Janë gati 100 mjete të angazhuara nga Lushnja për të ardhur në protestë. Dëshira për të ardhur është e madhe për të marrë pjesë. Kam mesazhet e qytetarëve që kanë dëshirë të vinë. Në Lushnjë nuk ka institucione. Nuk ke gjykatë, prokurori, AKU, Mjedis, Tatim Taksa. I kemi në Fier. Këtu mungojnë gjërat bazike, leku në xhep. Kjo ndihet dhe me rënien e euros. Edhe emigrantët aq mundësi kanë. Ndihet që të buka e gojës. Të flasim për spital, nuk ka. Kjo është gjëja më dramatike. Apo dhe shkollat. Investimet janë mediokre, kërkesë llogaria është zero. Një qendër tregtare që kishim këtu u dogj se nuk kishim zjarrfikëse. Dhe ato që kishim shkojnë çojnë ujë të pijshëm në Fier. Ne kemi spital bashkiak, jo se varet nga bashkia, por nga fakti se ofron shërbim të vogël. Ndaj i kam bërë thirrje ministrisë së Shëndetësisë që të ndryshojë emrin, ta bëjë Rajonal. Ne kërkojmë të jemi pjesë e BE, por s’kemi ende drita apo ujë! Rama dhe Balluku në binom, s’presim t’i rrëzojmë sot. PD është aty, mllefi nuk është vetëm i militantëve, por dhe i qytetarëve të lirë, të thjeshtë, pjesës gri. Me një motiv, nëse një njeri ka dy lekë më shumë se para 2 vitesh, të rrinë, por nëse e ndjejnë se po vuajnë më keq, se çmimet e naftës, apo të shportës janë më të shtrenjta.”, tha ai.
Duke u ndalur te skenari, Korreshi tha se protesta do i kthehet fjalimeve. “Zëri qytetar do të zërë vendin e vetë, Atyre do t’u lihen dhe skenarë të vetë, por pa përplasje. Do jenë të mbikëqyrur. Pasi të mbarojnë fjalimet, situata do të jetë në dorë të qytetarëve.”, tha ai.
