Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi ka reaguar, pas vendimit të Sekretariatit të Etikës, për përjashtimin me 60 ditë të deputetëve opozitarë Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu.
Korreshi shprehet se ky është një dënim i paracaktuar, duke deklaruar se pas vendimit qëndron kryeministri Edi Rama.
Sipas tij, është shkelur me të dyja këmbët rregullorja e parlamentit.
Deputeti Saimir Korreshi: Është një dënim i dhënë jashtë rregullores. Kjo është shkelje e rëndë e rregullores së Kuvendit të Shqipërisë. Maksimumi duhet të ishte përjashtim 10 ditë.
Nuk ka pasur lëndë piroteknike në seancë. Seanca ka qenë publike dhe nuk ka pasur asnjë dhunë. Ishte vendim i paracaktuar nga Edi Rama dhe këta të tjerët bëjnë çfarë thotë kryeministri.
