Marie-Louise Eta u zyrtarizua së fundmi si trajnere e skuadrës së Union Berlin, duke u bërë gruaja e parë e emëruar për të drejtuar një ekip meshkujsh në njërën nga pesë ligat kryesore të Evropës. Eta, doli në konferencën e parë për shtyp, në vigjilje të sfidës ndaj Wolfsburg.
“Thjesht, më duket e rëndësishme dhe e qartë që ka vizibilitet dhe është diçka e bukur, nëse si pasojë e kësaj, gjenerohet frymëzim për vajzat e reja që të shohin se gjithçka është e mundur, që asgjë nuk përjashtohet, që merita është ajo që ka rëndësi dhe që mund të arrish kudo që dëshiron.
Sigurisht, e kuptoj në mënyrë perfekte që për publikun është një argument i rëndësishëm dhe që ka një peshë të madhe-shtoi Marie Louise Eta-përsa më përket mua jam mësuar dhe nuk ka qenë asnjëherë problem. për mua gjithnjë bëhet fjalë për futboll. Është punë bashkë me të tjerët dhe kjo është ajo që më pëlqen më shumë; të qëndrojmë bashkë, bashkëpunimi, arritja suksesin më të madh që të jetë e mundur”.
