Numri i futbollistëve shqiptarë në kampionatin italian, ka shkuar çdo ditë e më shumë në rritje, duke bërë që edhe niveli i Kombëtares, të pësojë një përmirësim të dukshëm. Veç lojtarëve që aktivizohen në Serinë A, të shumtë janë edhe ato që luajnë në Serinë B apo edhe më poshtë, duke u kthyer në protagonistë me klubet e tyre.
Nëse në Serinë A janë lojtarë kryesisht që e kanë konfirmuar veten e tyre si në skuadër, ashtu edhe te Kombëtarja, në Serinë B ka më shumë lojtarë të rinj në moshë të cilët synojnë që të bëjnë hapin e madh në të ardhmen për të provuar që të luajnë me skuadra elitare si edhe me Kombëtaren A. Qendra Ndërkombëtare e Statistikave Sportive (CIES) ka bëjë një përmbledhje të lojtarëve më të mirë në Serinë B italiane, të lojtarëve që janë më të rinj se 23 vjeç.
Në listën me 15 futbollistë, bie në sy prezenca e 3 lojtarëve shqiptarë që aktivizohen me skuadra të ndryshme. Kështu, binajkët Shpendi nuk kishte se si të mungonin në këtë listë me lojtarë, duke zënë vendet e tyre me vlerësime pozitive nga CIES. Stivën Shpendi ka luajtur plot 1749 minuta me Empolin, duke shënuar edhe 13 gola e një asist, ndërkohë që shihet si një lojtar që është shumë i fortë në lojën në ajër.
Nga ana tjetër, binjaku i tij Kristian Shpendi ka luajtur më shumë minuta dhe këtë sezon numëron 2039 minuta me Çezenën, aty ku ka arritur të shënojë 10 gola por ndryshe nga vëllai i tij, ai ka dhënë 4 asiste. Si pikë të fortë për Kristianin, cilësohet finalizimi para portës edhe pse ka më pak gola se vëllai i tij. Në këtë listë, ka vend edhe për mesfushorin Luis Hasa i cili vendosi të largohej nga Italia për të veshur fanellën e Shqipërisë. Hasa ka luajtur 1643 minuta me Karraresen dhe ka shënuar 5 gola e 4 asiste, duke qenë vendimtar. Si pikën më të fortë të mesfushorit, CIES ka cilësuar lojën një kundër një dhe njihet si një driblues i mirë në kampionatin italian. Të gjithë këto lojtarë, kanë oferta të shumta nga skuadra më të mëdha dhe nuk është çudi që në merkaton e verës, të ndryshojnë ambient për të provuar veten e tyre dhe ndoshta për të qenë më pas protagonistë me fanellën e Shqipërisë.
