Një incident i rëndë me pasojë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në territorin e bashkisë Shkodër.

Sipas të dhënave paraprake nga policia lokale, ngjarja ka ndodhur në një zonë të pyllëzuar të fshatit Shosh. Shtetasi T. Z. ka qenë duke prerë dhe mbledhur dru, kur aksidentalisht është goditur nga një pemë. Për shkak të goditjes ai është plagosur rëndë.

Grupi hetimor ka mbërritur në territorin ku ndodhi ngjarja dhe po vijon veprimet procedurale për të dokumentuar dhe sqaruar plotësisht rrethanat.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb