Një farmaci pranë pallatit, fasada e të cilit u dogj para disa ditësh në Tiranë është shembur nga IMT.
Raportohet se objekti ishte ndërtuar pa leje dhe kishte bllokuar rrugën.
Sipas asaj që mësohet, ky objekt ka penguar zjarrfikëset për të shuar zjarrin ditën e ngjarjes.
Pamjet më poshtë i përkasin momentit të përfshirjes së pallatit nga flakët, ndërsa njëra prej zjarrfikëseve nuk arriti të kalojë për shkak të ngushtimit të rrugës.
