Në fjalën e tij mbajtur në protestën kombëtare të opozitës, Berisha iu përgjigj zërave kritikë për reagim si në Hungari, ku fitoi opozita e cila i dha fund epokës 16-vjeçare të Viktor Orban.
Berisha tha se në Shqipëri, , lubia me afera që arrijën në 1.2 mld euro dhe Edi Rama bashkëaksionerë në 62 % e këtyre aferave, jo vetëm nuk dha dorëheqjen por përkundrazi shkelmoi vendime, përplasi dyert e gjykatave dhe u tha shqiptarëve se cështja Balluku është e mbyllur.
“Edi Rama jemi këtu dhe betohemi se kurrë se mbyllim cështjen Balluku derisa të jesh para gjykatës”, tha Berisha.
Sali Berisha:
Të dashur miq, këtë javë banalistët, sahanlapirës, puthadorë të shumtë të regjimit kanë vërshuar në studiot e medieve të kontrolluara nga Rama me tezën se opozita shqiptare nuk ka fuqinë e opozitës së Hungarisë, e cila solli rotacionin pas 16 viteve pushtet të Fidesz në atë vend.
Por miqtë e mi, ka një ndryshim thelbësor midis opozitës në Hungari dhe opozitës në Shqipëri, që nuk e përmend fare mafia e zezë e fjalës së lirë, e cila trillon, manipulon, mashtron 24 orë në 24 orë, shtatë ditë në javë opinionin publik për të mbrojtur padrinon e tyre, regjimin që i ushqen.
Ata krahasojnë të pakrahasueshmet.
Në Hungari, nuk u arrestuan ndonjëherë liderët e opozitës në vitin zgjedhor siç ndodhi në Shqipëridhe në Tunizinë e Zajedit.
Nuk u mor vula dhe logoja e partisë kryesore opozitare me urdhër politik.
Në Hungari, qeveria nuk shpërndau 100 euro për çdo pensionist për të blerë votën në mesin e fushatës elektorale siç bëri Edi Rama në Shqipëri.
Në qytetet e Hungarisë, votën e qytetarëve nuk e kontrolluan kartelet më të rrezikshme të drogës siç e kontrolluan në qytetet e Shqipërisë me miliardat e tyre të krimit.
Në zgjedhjet në Hungari, qeveria nuk fali gjoba dhe kamat e dhjetë viteve prej 2 miliardë eurove, dy ditë para zgjedhjeve, siç bëri narkodiktatori i Tiranës në zgjedhjet e fundit.
Në Hungari, mediat komerciale më të shikuarat në vend ishin të rreshtuara në anën e opozitës dhe TikToku nuk u bllokua
Kurse në Shqipëri, në narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë, 90 përqind e medieve kontrollohen nga Edi Rama dhe mbjellin çdo ditë censurë, mashtrim, manipulim, trillim për opozitën.
Atje TikToku nuk u bllokua si këtu.
Së fundmi, do u rikujtoj të dashur miq, ju dhe mbarë shqiptarët, se në Hungari, ministri i Drejtësisë, madje dhe vetë presidenti i republikës, të gjetur para një akti të konsideruar skandal nga shoqëria e atij vendi, falja që ata i bënë një delinkuenti që nuk duhej falur, dhanë dorëheqjen brenda pesë orëve dhe u paraqitën para drejtësisë.
Kurse në Shqipëri, Lubia me afera që arrijnë në 1.2 miliardë euro, dhe Edi Rama bashkëaksioner në 62 përqind të këtyre aferave, jo vetëm nuk dha dorëheqjen, por përkundrazi shkelmoi vendime, u përplasi dyert prokurorisë dhe gjykatave dhe u tha shqiptarëve se çështja Balluku ëshët e mbyllur.
Edi Rama, ja ku jemi këtu për të dhënë fjalën këtu se ne kurrë nuk e mbyllim çështjen Balluku, çështjen tënde dhe fundi yt do jetë para gjykatës.
