Kreu i PD, Sali Berisha vizitoi mbrëmjen e sotme deputetë e qytetarë të shtruar në urgjencën e QSUT, të lënduar nga përplasja e sotme me policinë.
Berisha vizitoi deputetët Luçiano Boçi dhe Klevis Balliu si dhe anëtarin e Këshillit Kombëtar të PD, Aulon Kalaja i cili përveç gazit lotjsellës u godit dhe me shkop gome.
Deputeti Boçi tregoi se ishte duke folur me mediat kur ndaj tij u hodh gaz lotsjellës.
