Nënkryetari i PD,  deputeti Agron Gjekmarkaj dhe kryetarja e PD dega 9 në Tiranë, Eda Grimçi në një deklaratë për mediat para komisariatit të policisë nr.1 dënuan incidentet e sotme në protestën e thirrur nga opozita në Bulevardin para Kryeministrisë.

Gjekmarkaj tha se qeveria është në fQuqinë e panikut dhe po përpiqet ta cojë vendin me dhunë drejt “normalitetit”.

“Qëllimisht po goditen deputetët e PD, Luciano Boçi, Klevis Balliu. Jemi në një gjendje paradoksale, në protestën e shkuar u qëllua me topa uji drejt Berishës, u goditën disa deputetë, kjo tregon se qeveria është në fuqinë e panikut”, tha nënkryetari i PD, Agron Gjekmarkaj.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb