Dy ndeshjet e para të xhiros së 29-të në AlbiMall Superligën e Kosovës nuk kanë sjellë fitues. Në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, derbi ndërmjet Llapit dhe Prishtinës u mbyll pa gola, 0:0, në një ndeshje të karakterizuar me ritëm të lartë dhe raste të shumta nga të dyja skuadrat. Me këtë pikë të fituar, Prishtina mbetet në pozitën e tretë me 44 pikë, ndërsa Llapi renditet i shtati me 33 pikë.

Në ndeshjen tjetër të zhvilluar në Ferizaj, Prishtina e Re arriti të shkëpusë një pikë si mysafire ndaj Ferizajt, pas barazimit 1:1. Ferizaj kaloi i pari në epërsi në minutën e 72-të me golin e Ruben Silva-Richards, ndërsa mysafirët reaguan në fund të takimit, duke barazuar në minutën e 89-të me Astrit Berishën. Më herët në ndeshje, Prishtinës së Re iu anulua një gol pas ndërhyrjes së sistemit VAR për pozitë jashtë loje.

Pas këtyre rezultateve, situata në tabelë mbetet e hapur si në pjesën e sipërme, ashtu edhe në zonën e mbijetesës. Ferizaj pas këtij barazimi mbetet në vendin e tetë që dërgon në barazh, ndërkaq Prishtina e Re mbetet e fundit, por tani me 28 pikë dhe ende me shpresa për mbijetesë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: