Dy anije që mbanin flamur indian dhe transportonin naftë të papërpunuar u sulmuan, ndërsa përpiqeshin të kalonin tranzitin në Ngushticën e Hormuzit.

Lajmi u konfirmua nga Ministria e Jashtme e Indisë shkruajnë mediat e huaja. Ambasadori i Teheranit në Nju Delhi, Mohammad Fatali, mbajti një takim me Ministrin e Jashtëm indian Vikram Misri, gjatë të cilit Misri përcolli shqetësimin e thellë të Indisë për incidentin e të shtënave që përfshinte dy anije me flamur indian në Ngushticën e Hormuzit.

Misri i kërkoi ambasadorit që t’ua përcjellë pikëpamjet e Indisë autoriteteve iraniane dhe të rifillojë procesin e lehtësimit të kalimit të anijeve që shkojnë në Indi përmes Ngushticës sa më shpejt të jetë e mundur.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb